Interi feston titullin e tij të serisë A me rezultatin 5-1 në ndeshjen e fundit.

Ashley Young, Christian Eriksen dhe Romelu Lukaku shënuan të gjithë ndërsa Inter Milan festoi titullin e tyre në Serie A me një fitoren ditën e fundit kundër Udineses.

Young shënoj golin e hapjes së rezultatin vetëm 8 minuta pas fillimit të ndeshjes.

Eriksen shënoi një goditje të lirë të devijuar në minutën e 44′ dhe Lautaro Martinez shënoi një penallti në minutën e 55′.

Ivan Perisic u kthye duke shënuarin golin fantastik të katërt për ekipin.

Lukaku shënoi me kokë në minutën 71′, golin e tij të 30-të të sezonit duke e mbyllur me rezultatin 5-1.

Young, i moshës 35 vjeç dhe 318 ditë, është lojtari më i vjetër anglez që shënon në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.

Kontrata e tij përfundon këtë verë dhe e ardhmja e tij është ende e pasigurt.

Interi i Antonio Conte përfundon me 91 pikë dhe 89 gola, përkatësisht shënimet e tyre të dyta dhe të treta më të mira në Serie A.

Rreth 1000 tifozë, të ftuar të tillë si familja e lojtarëve në vend të mbështetësve që paguanin biletat, u lejuan të merrnin pjesë në San Siro për festimet e fitimit të titullit të Interit.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme