F1Kryesore

Hulkenberg kthehet në GP e Britanisë pasi Perez rezulton positivë ndaj Covid-19

Niko Hulkenberg bëri një kthim dramatik në F1 të premten për të zëvendësuar Sergio Perez i cili garon për Racing Point dhe rezultoj pozitiv ndaj Covid-19.

Ai u pa në paddock të premten në mëngjes i veshur nën gjyrat roz dhe duke vrapuar te pit lane përpara hapjes së garave të lira dhe për tu njohur me makinën ‘pink Mercedes’ para se ta testoj për herë të parë.

Hulkenberg gëzoi një karrierë solide te F1 që nga 2015 duke garuar 177 herë deri sa të shoh largimin nga Renault duke u zëvendësuar nga Esteban Ocon këtë vit.

Ai ka garuar dy vite për ekipin me bazë në Silverstone ndaj gjyrave të Force India ku shihej gjithmonë si një nga pilotët më të mirë por njëkohësisht nuk ishte pretendentë për podium.

Racing Point ka nisur me ritëm të madh këtë sezon në këto tre garat e para të modeluara nga fituesit e Mercedes 2019. Për këtë arsye nuk janë dal edhe kundërshtimet ku Renault ka protestuar ndaj projektimit të makinave.

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.