FutbollKryesore

Fitorja e Sevilla jo vetëm një triumf, por edhe një dedikim kushtuar ish-lojtarët Reyes dhe Puerta

Skuadra spanjolle arriti të mposhtë Interin me rezultatin 3-2 në një finale emocionuese të Premten e 21 Gushtit.

Kapiteni i Sevilla, Jesus Navas ia kushtoi fitoren e gjashtë në Evropa League ish-lojtarëve : Jose Antonio Reyes, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik vitin e kaluar, dhe Antonio Puerta, i cili vdiq në 2007. vdiq nga një sulm në zemër.

Reyes, i cili luajti në tre ekipe që fituan Europa League, u aksidentua  në Qershor të vitit të kaluar.Ndërsa, 22 vjeçari Puerta pësoi sulmin në zemër gjatë një loje të Ligës në Gusht 2007.

“Të jesh në gjendje ta lartësosh këtë kupë si kapiten i Sevillës, do të thotë aq shumë për mua, për të gjithë njerëzit, si dhe  për miqtë  e mi  që tashmë kanë shkuar në rrugëtimin e tyre pa kthim – Porto dhe  Reyes,” tha Navas.

Navas gjithashtu vlerësoi trajnerin Julen Lopetegui për përkushtimin e tij prej 24 orëve punë.

Një lojtar që kontribuoi shumë në fitore ishte dhe Diego Carlos, i cili  u shpreh se titulli ishte shumë i rëndësishëm për këdo dhe se falenderimet ia kushtonte klubit dhe bashkëshortes, që së shpejti do e bëjë baba , 27 vjeçarin brazilian .

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.