F1Kryesore

F1 bie dakord me YouTube për transmetimin e çmimit të madh të Eifel

F1 ka rënë dakord për një marrëveshje me YouTube që do të lejojë platformën në pronësi të Google të transmetoj çmimin e madh të Eifel në Gjermani falas në shtatë vende të Evropës.

Kjo do të jetë hera e parë që Youtube transmeton një garë live F1. Marrëveshja përfshin gjithashtu sesionet e praktikës, kualifikimet, paraqitjet e garës dhe vë në pah kursin e fundjavës së garës, duke filluar nga 9 tetor.

YouTube do të transmetoj çmimin e madh të Eifel në kanalin zyrtar të YouTube F1 në Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Hollandë, Norvegji, Suedi dhe Zvicër

Adam Krothers, kreu i të drejtave të medias dixhitale në F1 tha: “Ndërsa vazhdojmë të diversifikojmë strategjinë tonë të shpërndarjes së medias dhe të zgjerojmë ofertën tonë dixhitale, është e domosdoshme që të angazhojmë tifozët që konsumojnë mediume ndryshe dhe YouTube na ofron platformën për t’a arritur këtë.”

Sipas pronarëve (Liberty Media), F1 ka përdorur YouTube për të ndërtuar angazhim me tifozët. Më 2015, kur Liberty mori kontrollin, F1 nuk kishte një kanal YouTube dhe kufizoi atë që ekipet dhe shoferët mund të postonin në median sociale.

Frank Artofer, kreu global i medias dixhitale dhe licensimit kohët e fundit i tha Biznesit Sportiv: “objektivi bazë i biznesit tonë dixhital të medias është të ndërtojmë shikues”.

Seria virtuale e Grand Prix E përfunduar së fundmi e F1 tërhoqën 30 milion shikues anembanë platformave lineare dhe dixhitale, duke përfshirë 21.8 milion shikues vetëm në platforma dixhitale. Kjo e fundit përfshiu F1 YouTube dhe kanalet e Facebook si edhe Veibo dhe Hua në Kinë.

Tomos Grace, kreu i sportit në YouTube EMEA tha për marrëveshjen e re: “YouTube ndihmon sportin të arrijë tifozët e së nesërmes – 70% të audiencës së Youtube të Formula 1 është nën moshën 35 vjeç.

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.