FutbollKryesore

Eric Abidal-shenjestra e radhës në spastrimin e Barcelonës

Në një deklaratë të klubit katalanas, u bë me dije shkarkimi i Eric Abidal nga posti si drejtor sportiv.Ky lajmërim erdhi të Martën (18 Gusht) një ditë pas pushimit nga puna e trajnerit Quique Setien.Gjithashtu klubi katalanas shtoi se “FC Barcelona dhe Eric Abidal kanë arritur një marrëveshje mbi përfundimin e kontratës,”

Ashtu si Setien, Abidal pagoi çmimin e humbjes poshtëruese në cerekfinale,8-2 ndaj Bayern Mynih.E sikur mos të mjaftonte kjo,në sezonin e kaluar Barca i dorëzoi titullin spanjoll Real Madritit si pasojë e mosmarrëveshjeve në punët e brendshme të skuadrës.Ishte sezoni i parë i Barcelonës pa një trofe që nga viti 2007.

Largimi i Setien u njoftua të Hënën pas një takimi të këshillit të urgjencës në Camp Nou, i cili zgjati gati gjashtë orë.

Abidal, një ish i majtë Francez që fitoi 67 kapele, luajti për Barcelonën nga viti  2007 deri në vitin 2013, edhe pse gjatë kësaj kohe ai kishte probleme shëndetësore dhe iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë.

Qershori i vitit 2018 e shpërbleu me titullin Drejtor Sportiv.

Ai u vu nën presion për trajtimin e dorëheqjes së trajnerit Ernesto Valverde në Janar të këtij viti.Abidal dhe zyrtarë të tjerë kishin realizuar takime me trajnerin e Katarit të Al-Sadd, Xavi, për t’i ofruar atij pozicionin ndërsa Valverde ishte ende në krye, por ish-legjenda  refuzoi.

Në një intervistë, Abidal fajësoi lojtarët për dorëheqjen e Valverde dhe nxiti një reagim të ashpër nga superylli  i klubit, Lionel Messi.Ndërkohë ky i fundit me anë të një postimi në Instagram, tërhoqi vëmendjen e Abidal duke i lënë të kuptojë “marrjen e përgjegjësive për vendimet e tij”

Abidal nuk u ndal në përpjekjen e tij për të sjellë futbollistë më të rinj në Camp Nou, duke përfshirë Holandezin Frenkie de Jong, Brazilianët Malcom dhe Arthur si dhe mesfushorin Francez Clement Lenglet.Fituesit e Kupës së Botës Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembélé, gjithashtu iu bashkuan Barçës gjatë kohës së Abidal,kundrejt një pagese prej 120 milion për kokë

“Abidal është inteligjent dhe shumë fleksibël në shumëlloje situatash,”  tha Lenglet para se Abidal të pushohej nga puna.Ai shtoi se, Abidal  e luan më së miri rolin e tij,ai  ka një aftësi të jashtëzankoshme në rekrutim.

Setien mbikëqyri 16 fitore, katër barazime dhe pesë humbje nga 25 ndeshjet e tij.

Pas njoftimit të largimit të Setien të hënën, klubi premtoi “ndryshime të mëdha”.Menaxheri i Holandës, Ronald Koeman është lideri pasues i Setien.

“Ky është vendimi i parë, në lidhje me ristrukturimin e thellë  të skuadrës së Barças, i cili do të bëhet në përputhje me menaxhimin aktual teknik dhe trajnerin e ri, që do të zbulohet në ditët në vijim,” tha klubi katalanas të Hënën në mbrëmje.

 

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.