Dy klube të mëdha po tregojnë interes për muriqin!

Para disa ditësh u përhapën disa lajme se Vedat Muriqi kishte kërkuar të largohej nga Lacio madje duke pretenduar se shtatlarti kosovar kishte kërkuar rikthimin te ish skuadra e tij e Fenerbaçes.

Ditën e sotme, gazeta turke “Aspor” publikoi një lajm ku rivalët e Fenerbaçes, Beshiktashi ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar Muriqin.

Beshiktashi është drejt titullit kampion të Turqisë dhe një numër të lartë lojtarësh u skadon kontrata këtë verë.

Ata kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin tjetër dhe Muriqi shihet si i duhur për sulmin, pasi futbollisti dardan e njeh mjaft mirë kampionatin turk.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muriqit, por vera do të rezervojë shumë oferta për sulmuesin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme