DinAmo po rikthehet në elitë…

Lojtaret e Dinamos duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Dinamo-Tomorri i Beratit, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në elitë.

Blutë e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, triumfuan ndaj Korabit me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Kolgega në minutën e 28-të.

Kur kanë ngelur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur, blutë kryeqytetas janë vetëm 3 pikë, larg ngjitjes zyrtare.

Sfidën e radhës Dinamo do e luajë në shtëpi ndaj Vorës, ndërkohë që Korabi do të presë në shtëpi Burrelin e vendit të dytë.

Vlen të theksohet fakti se dibranët e trajnerit Canaj, e mbyllën takimin me 1 lojtarë më pak, pasi kapiteni Mziu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-t.

Nuk munguan as kontestimet në këtë përballje, ku futbollistët e Korabit, pretenduan për 2 penallti të padhëna, 1 në pjesën e parë dhe një tjetër në fragmentin e dytë të lojës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme