Cristiano ronaldo mund të largohet nga JuvE?!

Paris St-Germain ka lëvizur përpara Manchester United për një marrëveshje të mundshme për të blerë sulmuesin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, 36, nga Juventus.

Manchester United po monitoron sulmuesin Senegalez të Slavia Pragës, Abdallah Sima, 21 vjeç.

RB Leipzig po kërkon një vlerë të majme 25 milion euro nga Bayern Munich për të nënshkruar një marrëveshje për menaxherin e tyre Julian Nagelsmann.

Menaxheri i Ajax Erik ten Hag është në listën e dëshirave të Tottenham për të mbushur vendin e tyre të lirë drejtues, me Bayern të vendosur për të emëruar Nagelsmann.

Portieri i Italisë Gianluigi Donnarumma, 22 vjeç, do të qëndroj në AC Milan edhe pse kontrata e tij skadon këtë verë.

Real Madrid nuk do përpiqet të mbaj qendërmbrojtësin e Francës, Raphael Varane, 28 vjeç, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Chelsea.

Varane thotë se “e ardhmja e tij është e qartë” dhe ai është “i përqendruar në fund të këtij sezoni” me Real Madrid pasi ata sfidojnë për të fituar Champions League dhe La Liga.

Mesfushori zviceran Xherdan Shaqiri, 29 vjeç, dëshiron të largohet nga Liverpool këtë verë në kërkim të sigurimit me shumë kohë loje.

Leicester City është i interesuar për 19-vjeçarin të PSV Eindhoven, Noni Madueke, por përballet me konkurrencën nga AC Milan, RB Leipzig dhe Lille për përfaqësuesin anglez Under-21.

Everton po punon për ribërë marrëveshjen me mesfushorit 29-vjeçar të Kolumbisë, James Rodriguez.

Everton është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me mesfushorin 18-vjeçar të Metz, Pape Matar Sarr, me Aston Villa, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United të interesuar gjithashtu për përfaqësuesin e Senegalit.

Arsenali ka hapur bisedime me mesfushorin e Anglisë Under-21 , Emile Smith Rowe 20 vjeç, për një kontratë të re. .

Topçinjtë janë të gatshëm të shesin katër lojtarë këtë verë për të financuar nënshkrimet.

Chelsea dhe Manchester United po monitorojnë mesfushorin Irlandez të Brighton Andrew Moran, 17.

Barcelona ka besim se Eric Garcia, 20 vjeç, do të bashkohet me klubin kur kontrata e mbrojtësit spanjoll me Manchester City skadon në fund të sezonit.

Roma ka zgjedhur ish-shefin e Chelsea dhe Juventus Maurizio Sarri për t’u bërë trajneri i tyre i ri këtë verë.

Leeds do të hapë bisedime me mesfushorin e Irlandës së Veriut, Stuart Dallas, 30 vjeç, mbi një kontratë të re.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme