Copa America 2021: Lojtarët e Brazilit kritikojnë ashpër organizatorët…

Lojtarët e Brazilit e kanë kritikuar vendimin për të mbajtur Copa America në vendin e tyre.

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut Conmebol zhvendosi turneun nga Argjentina në 1 Qershor.

Kjo ndodhi pasi Kolumbia u tërhoq mes trazirave civile në vend.

“Për arsye të ndryshme, qofshin ato humanitare apo profesionale, ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën e trajtimit të Copa America nga Conmebol,” thanë lojtarët.

Media braziliane kishte raportuar se ekipi ishte i pakënaqur që nuk u këshillua për vendimin.

Por deklarata e lojtarëve tha se ata kurrë nuk e kishin menduar bojkotimin e turneut.

Deklarata, e postuar në llogaritë personale të lojtarëve në mediat sociale, u shfaq shpejt pasi ekipi mundi Paraguain 2-0 në një kualifikues të Kupës së Botësz

“Të gjitha faktet e fundit na bëjnë të besojmë se ishte një proces i papërshtatshëm,” tha deklarata.

Brazili ka regjistruar më shumë se 475,000 vdekje nga koronavirusit, numri i dytë më i lartë në botë pas SH.B.A.

Sidoqoftë, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka mbrojtur vendimin për të lejuar që turneu të zhvillohet në vendin e tij, duke këmbëngulur se nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin.

Lojtarët nuk adresuan direkt pandeminë.

Argjentina u hoq nga turneu vetëm dy javë para se të fillonte, më 13 qershor, me organizatorët që u justifikian për koronavirusin dhe “rrethanat e tanishme”.

Turneu me 10 kombe fillon të Dielën me mikëpritësit e rinj që përballen me Venezuelën në Brasilia.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme