Cili do pasojë trajnerin e Nuno Santo pas largimit të tij…

Wolves janë duke biseduar me Bruno Lage për të pasuar Nuno Espirito Santo si menaxher.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur me Portugezin, 45 vjeç, i cili u largua nga Benfica qershorin e kaluar pas 18 muajsh në krye.

Por Beuno Lage ka udhëtuar drejt Anglisë për bisedime me kryetarin e Wolves Jeff Shi dhe drejtorin teknik Scott Sellars.

Portugezi Nuno u largua nga Wolves të Dielën pas katër vitesh në Molineux, pasi kishte rivendosur klubin në Premier League pas promovimit në 2018.

Lage ishte më parë asistent i Carlos Carvalhal në Sheffield Wednesday dhe Swansea.

Së fundmi ai ishte në krye të Benfica, ku ai fitoi titullin Portugez në 2019.

Agjenti i fuqishëm Jorge Mendes kuptohet se është i përfshirë.

Kompania mëmë e Wolves, Fosun, ka një 20% të aksioneve në agjencinë Mendes ‘Gestifute, e cila përfaqëson Lage dhe Nuno.

Total
4
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme