Cilat janë planët e dajës për derbin më të rëndësishëm të partizanit?!

Se sa e rëndësishme është fitorja në derbi, nuk ka nevojë për shumë argumente, sidomos në këtë fazë finale ku është futur kampionati.

Partizani lufton për titullin kampion, ndërsa Tirana për një vend në Kupat e Europës.

Nuk luhet për barazim, pasi një pikë nuk i bën punë askujt, prandaj edhe trajneri Daja po e përgatitur skuadrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Strategu i “demave” ka dy skenarë në mendje: t’i qëndrojë besnik formacionit të tij të preferuar 4-3- 3 ose të ndryshojë.

Daja nuk është kundër ndryshimeve, çka e tregoi edhe ndaj Skënderbeut, ku luajti me dy mesfushorë ekran dhe me një fantazist siç ishte Hasani.

Ndërsa, në derbi mund të provojë të ndryshojë tërësisht formacion e të luajë me dy sulmues, për ta kërkuar fitoren që skuadrës së tij i duhet patjetër.

Përveç skemave, Dajës do t’i duhet të mendojë edhe për një vend në mesfushë, ku është në dilemë zgjedhjeje mes Bardhit dhe Hasanit.

Bardhi është rikthyer nga pezullimi prej kartonëve, ndërsa Hasani, i cili luajti titullar në Korçë, bëri një paraqitje pozitive.

Me shumë gjasa, Daja pritet t’i besojë sërish Bardhit, i cili ka bërë një sezon të mirë deri më tani.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme