Chelsea merr hak kundër leicester!

Chelsea mundi Leicester City duke rritur shpresat e tyre për Champions League, dhe Leicester tashmë mbetet në rrezikë.

Vetëm tre ditë pasi Leicester mundi Chelsea 1-0 në finalen e Kupës FA, Chelsea mori hak duke fituar falë golave ​​të Antonio Rudiger dhe Jorginho para 8,000 tifozëve të pranishëm.

Kelechi Iheanacho i dha shpresë Leciester me një gol të shënuar në pjesën e dytë por ata nuk arritën të krijonin shumë raste.

Fitorja e Chelsea i çon ata në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Liverpool mund ta rrëzojë Leicester në vendin e pestë nëse fiton të Mërkurën.

Pa dyshim që skuadra e Thomas Tuchel meritonin fitoren e tyre.

Jorginho e coj ndeshjen në avantazh pas një penalltie në minutën e 66′.

Goli i Iheanacho në minutën e 76′ nuk ishte i mjaftueshëm për Leicester, i cili tani duhet të shënojë të paktën tre gola kundër Tottenham në ditën e fundit ose të shpresojë që Liverpool të humbasë.

Blutë do të kenë një shans tjetër për të fituar një trofe ,kur të përballen me Manchester City në finalen e Champions League pas 11 ditësh.

Ata rritën shanset e tyre për t’u rikthyer në turne sezonin e ardhshëm.

Një fitore kundra Aston Villa ditën e fundit do vulsoë vendin e tyre në katërshen e parë të më të mirëve.

Chelsea ishte ndjerë e hidhëruar nga një ‘barazim‘ i mohuar nga gjyqëtari të Shtunën, pas një goli të Werner.

Werner ishte qartë që ishte jashtë loje pas një pasimi ngaMason Mount.

Werner mendoi se ai më në fund kishte arritur qëllimin e tij, dhe festoi me tifozët, para se gjyqtari të rishikonte faktin se topin kishte prekur me krahun e tij dhe jo me kokë.

Zhgënjimet e Chelsea u ngritën në pjesën e dytë kur Jamie Vardy pa dashje goditi topin duke shënuar me kofshën e tij.

Dhe më pas, një vendim i gjyqtarit ishte pozitiv për Chelsea kur Fofana bëri faull dhe Jorginho shënoi penalltinë.

Chelsea arriti të krijonte një finale të tensionuar për veten e tyre duke u përpjekur të luante në mbrojtje me Mateo Kovacic.

Total
5
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme