Chelsea apo Leicester, cfarë tregojn Raportet pëR ndeshjen e sotshme?!

Mateo Kovacic i Chelsea do rikthehet pas një mungese pesë javëshe nga një problem muskulor.

N’Golo Kante do të fillojë pavarësisht problemeve me thembrën.

Portieri Kepa është një tjetër startues i konfirmuar por Andreas Christensen mund të mos jetë i disponueshëm.

Leicester do të vlerësojë aftësinë e mbrojtësit Jonny Evans, i cili ka humbur dy ndeshje për shkak të një dëmtimi në thembër.

Ricardo Pereira dhe James Maddison mund të mos rrezikohen që nga fillimi pasi ata vazhdojnë të përpiqen të jënë në një gjendje të plotë fizike.

Humbja e Chelseas në mesjavë ndaj Arsenalit u hap pak mundësin ekipeve që ndodhen nën ta në garën për katër të parat, veçanërisht sepse ata po përpiqen të fitojnë Kupën FA këtë fundjavë ndërsa rivalët e tyre luajnë në Premier League.

Pasi parashikimit të Lawro Blutë bënë shtatë ndryshime për lojën e Topçinjve, të cilat ishin shumë sipas tij.

Padyshim që ishte e kundërt për shkak të rezultatit që ata morën.

Ai thotë Thomas Tuchel do të zgjedhë ekipin e tij më të fortë këtu edhe pse, dhe ai mendon se ata janë më mirë se Leicester.

Leicester mori një fitore të mirë në Old Trafford të Martën, por kjo ndodhi kundër një skuadre të dobësuar të Manchester United.

Skuadra e Brendan Rodgers në javët e fundit, nuk të jep siguri se ata janë mjaftueshëm për të mundur skuadëren e Chelsea.

Pasja e rreth 20,000 tifozëve përsëri brenda Wembley do të ndihmojë në rikthimin e entuziazmit në lojë.

Sipas parashikuesit Lawro ai mendon se Chelsea do ta fituoj ndeshjen. Ata do të krijojnë më shumë shanse, dhe ata thjesht duhet t’i shënojnë ato.

Disa fakte nga ndeshjet e mëparshme midis Chelsea – Leicester

  • Chelsea ka fituar të shtatë ndeshekt e mëparshme të Kupës së FA kundër Leicester.
  • Kjo është hera e dytë që Leicester dhe Chelsea takohen në një finale të kupës së brendshme.
    Chelsea fitoj 3-2 në finale në finalen e Kupës së Ligës 1964-65.
  • Fitorja e vetme e Leicester në kupë ndaj Chelsea ishte 2-0 në Stamford Bridge në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës së Ligës 1983-84. Leicester kishte humbur ndeshjen e parë 2-0, dhe humbën barazimin në penallti.
  • Chelsea është pa fitore në gjashtë ndeshje të Premier League kundër Leicester (D4, L2). Humbja e tyre 2-0 në King Power Stadium në janar ishte ndeshja e fundit e Frank Lampard në ligë si menaxher i Blues.
Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme