Çfarë ishte më e rëndësishme për Zidanen që u largua nga Reali?!

Zinedine Zidane thotë se ai e dha dorëheqjen si menaxher i Real Madrid sepse ai ndjeu që klubi “nuk kishte më besim” tek ai.

Francezi u largua nga klubi i La Liga për herë të dytë në karrierën e tij si trajner në 27 maj pasi ata humbën një trofe gjatë sezonit 2020-21.

Zidane më parë menaxhoi Realin nga 2016-2018 para se të kthehej 10 muaj më vonë në Mars 2019.

“Unë po iki, por kjo nuk do te thotë se jam lodhur nga trajnimi,” tha 48-vjeçari.

Në një letër të hapur për tifozët, botuar nga media spanjolle ‘AS’, ai shtoi:

“Po largohem sepse ndiej që klubi nuk ka më besimin tek unë madje nuk ndjej as mbështetjen për të ndërtuar diçka në një periudhë afatmesme ose afatgjatë.”

“Unë e kuptoj futbollin dhe i di kërkesat e një klubi si Real Madrid. Unë e di kur nuk fiton, duhet të largohesh.”

Ish-lojtari i Francës, luajti për Realin nga 2001 në 2006, fitoi tre tituj radhazi të Champions League dhe një titull në La Liga në periudhën e tij të parë si menaxher.

Ai siguroi një titull të dytë në La Liga gjatë periudhës së dytë të drejtimit në 2019-20 dhe kishte një vit të mbetur në kontratën e tij kur u largua.

Zidane tha se 20 vitet e tij në Bernabeu ishin “gjëja më e bukur që ka ndodhur” në jetën e tij dhe se ai do t’i “ishte gjithmonë mirënjohës” presidentit të Realit Florentino Perez.

“Unë dua që të ketë respekt për atë që kemi arritur së bashku. Unë do të doja që marrëdhënia ime me klubin dhe presidentin gjatë muajve të fundit të kishte qenë pak më ndryshe nga ajo e trajnerëve të tjerë,” shtoi Zidane.

Ai thotë se nuk po kërkonte privilegje, vetëm pak mirkuptimë.

“Që të zgjasë më gjatë diçka, marrëdhëniet njerëzore janë thelbësore, ato janë më të rëndësishme se paratë, më të rëndësishme se fama, më të rëndësishme se gjithçka. Ata duhet të ushqehen.”

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme