Ole Gunnar Solskjaer flet për fushatën e ndërmarrë kundër bullizmit

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer thotë se klubi nënkupton një biznes që ka ndërrmarë një fushate të re për të luftuar racizmin dhe diskriminimin në futboll.

United njoftoi krijimin e fushatës ‘See Red‘ të Premten.

Klubi ka ngritur një sistem raportimi në internet, ku është duke inkurajuar tifozët që të shkruajn raste bullizmi në internet.

Ata dëshirojnë që platformat sociale të ndërmarrin veprime “të ashpra” kundër racistëve.

 “Kjo fushatë sigurisht që do të ketë ndikim dhe do të dëgjohet,” tha Solskjaer.

United do të përdorë mbulesat e ulëseve për ndeshjen e së Dielës në Premier League kundër Brighton për të shfaqur mesazhe në lidhje me fushatën.

Një pjesë e fushatës do përdor videot për të treguar momentettë cilat nuk mund të kishin ndodhur pa kontributin e lojtarëve zezakë dhe aziatikë në historinë e klubit.

 “Unë jam shumë krenar që ne si një klub vazhdojmë fushatën dhe ju do të shihni atë në stadium të Dielën,” shtoi Solskjaer.

 “Absolutisht tani është koha që veprimi jep më shumë sesa fjalët”.

 Fushata ‘See Red’ do të qëndrojë gjatë gjithë programit të vazhdueshëm të United kundër diskriminimit.

Në muajt e fundit klubet kanë raportuar shumë raste bullizmi të lojtarëve në platformat e rrjeteve sociale.

Marcus Rashford i United, Fred, Axel Tuanzebe dhe Lauren James nga ekipi janë këta nga disa emra që u janë dërguar mesazheve abuzive në internet.

Shoqata e Futbollit ka bërë thirrje të ndërmeret veprim mbi çështjen nga qeveria, e cila ka deklaruar që kompanitë e rrjeteve sociale mund të përballen me “qëllime të mëdha” që mund të arrijnë “miliarda paund” po ato nuk arrijnë të trajtojnë abuzimet në platformat e tyre.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme