Beneil Dariush nuk mendon se Michael Chandler duhej ta kishte marrë titullin e peshave të lehta.

Kur Chandler nënshkroi me UFC, ai ishte luftëtari rezervë për titullin peshave të lehta në UFC 254.

Ai pastaj bëri debutimin e tij në UFC 257 dhe arriti një fitore të raundit të parë TKO ndaj Dan Hooker.  

Pas fitores, u zbulua se Chandler do të luftonte Charles Oliveira për titullin vakant të peshave të lehta të cilat Dariush nuk e kupton pse.

 “Unë jam jashtëzakonisht i befasuar”, tha Dariush për MMA Junkie.  

Unë e kuptoj që ai ka kohë që ështe në këtë sport , kështu që po e respektoj origjinën e tij, por në UFC kemi pasur një luftë me Dan Hooker.

Mendova se të paktën do të përpiqeshin ta merrnin atë apo dikë tjetër.  

“Ata po përpiqeshin ta merrnin atë Justin (Gaethje) dhe tani ne jemi këtu.  Kështu që i tronditur.”

Edhe pse Dariush është i zhgënjyer Chandler po merr një titull, pretendenti I peshave të lehta është ende duke u përqëndruar në luftën e tij kundër Tony Ferguson.

Shpresat për Dariush rriten nëse ai mund Ferguson kjo do të ve në pah çështjen e tij si pretendenti tjetër për peshat e lehta.

 “Unë dua të hyj atje dhe dua të dominoj në mënyrë që ata të thonë: Pse nuk flitet për këtë djalë për titullin?”

“Pastaj ata fillojnë të flasin për mua për titullin, “tha Dariush.  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme