Jamie Carragher Ka bËrë një listë me 10 më të mirë e Premier League ndër vite. Ja cilët jan ata sipas tij…

Lajmi i largimit të menjëhershëm të Sergio Aguero nga Manchester City ka bërë që ish mbrojtësi i qendrës së Liverpoolit Jamie Carragher të mendojë për 10 sulmuesit më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Premier League. 

Aguero do të bjeri si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë në epokën e Premier League, pasi ai po bëhet gati të largohet nga Etihad Stadium këtë verë.

Ai  është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 257 gola të jashtëzakonshëm në 384 ndeshje.

Carragher I cili ka bëre 737 paraqitje mbresëlënesë për Liverpool midis 1996 dhe 2013, ka bërë një vlersim për lojatarët më të mirë të Premier League.

Tani ish-lojtari anglez ka dhënë mendimin e tij, përmes medias sportive, për 10 sulmuesit më të mirë të Premier League duke marrë për bazë tre kritereve të rrepta, sa gola kanë shënuar, numrin e trofeve të fituara dhe në fund kohën e golave ​​dhe sa të vlefshëm për arritjen e suksesit.

Kjo ështe lista e 10 më të mirëve sipas Careagher:

10 – Harry Kane

9 – Dwight Yorke

 8 – Luis Suarez

 7 – Andy Cole

 6 – Mohamed Salah

 5 – Wayne Rooney

 4 – Didier Drogba

 3 – Alan Shearer

 2 – Sergio Aguero

 1 – Thierry Henry 

Në vendin e 10-të, vjen ylli I Tottenham Harry Kane për shkak të numrit të tij të golave ​​me 175 tashmë si rezultat i mungesës nga dëmtimet.

Në të nëntin vjen ish sulmuesi i Manchester United dhe Aston Villa, Dwight Yorke.

Ish-shoku  i ekipit të Carragher, Luis Suarez, renditet në vendin e tetë dhe Andy Cole në të shtatën.

Vetëm përpara tyre është sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah – dhe këtu cdo gjë bëhet më interesante.

Carragher, pranon: 

Salah qëndron në këtë listë sepse, ndryshe nga të gjithë të tjerët në të, ai gjithmon ka dashur të triumfonte.”

Sulmuesit  e tjerë si Eric Cantona dhe Dennis Bergkamp nuk ishin pjesë e konsideratës sime për shkak të kësaj, por Salah duhet të jetë një përjashtim sepse qëllimi i tij kryesor gjatë karrierës së tij në Anfield ka qenë të shënonte.”

Salah ka shënuar 119 gola të pabesueshëm në 192 ndeshje për Liverpoolin.

Carragher më pas emëroi të madhin e Manchester United  dhe ish-shokun e tij të Anglisë Rooney në të pestin në listën e tij pasi u bë golashënuesi kryesor i dhe Anglisë ndërsa fitoi pesë tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve në 2008.

Legjenda e Chelsea Didier Drogba vjen në vendin e katërt.

Carragher e ka  etiketuar atë si ‘lojtari i fundit i lojës së madhe’ i cili gjithmonë ‘ndihmoi në momentet kritike, duke siguruar tituj të mëdha’ për Chelsea.

Shearer zë vendin e tretë për triumfin përrallor të Premier League në 1995 para se të shkonte në Newcastle, ku ai do të bëhej golashënuesi më i mirë i Premier League me 260 gola.

Carragher tha: 

“260 golat e Shearer në Premier League, përfshirë tre Këpuca të Arta, mbeten pikë referimi për brezat e ardhshëm”. 

Ka vetëm një fitues në këtë listë.  

Henry nuk është vetëm sulmuesi më i mirë i Premier League, ai është lojtari më i mirë i Premier League.

“Ai ishte I pandalshëm.  Ai fitoi Këpucën e Artë katër herë ndërsa fitoi dy tituj të Premier League në Arsenal.”

“Në vitin e “Të pathyeshmit”, shënova 39 gola në 51 paraqitje.  Midis 2001 dhe 2006, ai shënoi të paktën 30 gola në çdo fushatë, dhe asnjë lojtar nuk ka ndeshje aq spektakolare, aq shpesh.”

 “Hengry  ka më shumë gola për ndeshje se kushdo tjetër në këtë listë, dhe ai gjithashtu ndan numrin rekord të asistimeve në një sezon.  Kjo tregon se ai ishte sulmuesi i plotë, duke ndryshuar perceptimet moderne të asaj që pritet nga një numër tipik 9. “

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme