Buffon që bëri pritjen e vitit në ndeshjen juventus-sassuolo deklaron që do largohet në fund të sezonit…

Portieri Gianluigi Buffon shpëtoi një penallti ndërsa Juventus mundi Sassuolo për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për t’u kualifikuar në Champions League.

43 vjeçari Buffon, ka njoftuar se do të largohet nga Juve në fund të sezonit.

Ai i mohoi Sassuolo avantazhin duke pritur penalltinë e Domenico Berardi në pjesën e parë.

Adrien Rabiot e dërgoj Juventusin përpara me një goditje të ulët në minutën e 28′.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 100-të për klubin, dhe golin e dytë të avantazhin për ekipin në fund të pjesës së parë.

Giacomo Raspadori shënoi goli e parë për Sassuolo në minutën e 59′.

Por shtatë minuta me vonë erdhi goli përfundimtarë nga Paulo Dybala për Juventusin.

Juventus kishte fituar titullin në secilin nga nëntë vitet e mëparshme, por, nën trajnerin Andrea Pirlo, kanë luftuar në kampionat dhe janë të pestët në Serie A me dy ndeshje për të bërë.

Ata kanë nevojë për të mposhtur kampionin Inter Milan të Shtunën dhe të fitojnë në Bolonjë më 23 maj.

Ata duhet të shpresojnë që Atalanta, AC Milan ose Napoli të heqin pikë për të përfunduar në katër të parat dhe të kualifikohen në Champions League.

Buffon ka fituar Serie A 10 herë me Juventus në dy periudha me klubin dhe është duke bërë paraqitjen e tij të 657-të në Serie A, edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e shtatë në ligë e sezonit.

Në fillim të kësaj jave, Buffon tha se ai “kishte arritur fundin e një cikli” në Juventus dhe se “kjo përvojë e bukur dhe shumë e gjatë do të përfundojë përfundimisht këtë vit”.

Megjithatë, ai ende tregoi gatishmërinë e tij në minutën e 15-të për të kapur goditjen e shpejtë të Berardi.

Me moshën 43 vjeç, Buffon është portieri më i vjetër që shpëtoi një penallti në historinë e Serie A.

Juventusi tani qëndron një pikë prapa Napolit të vendosur në vendin e katërt, ndërsa Atalanta dhe AC Milan janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Golat nga Luis Muriel dhe Mario Pasalic i dhanë Atalanta një fitore 2-0 në shtëpi kundër Benevento.

Benevento përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Luca Caldirola u përjashtua për dy shkelje të bëra.

AC Milan fitoi një fitore të jashtëzakonshme 7-0 në Torino.

Kampionët Inter Milan fituan 3-1 ndaj Romës në San Siro falë golave ​​të Marcelo Brozovic, Matias Vecino dhe Romelu Lukaku, me ish mesfushorin e Manchester United dhe Arsenal Henrikh Mkhitaran duke shënuar për Romën, i cili do të menaxhohet nga Jose Mourinho sezonin e ardhshëm

Me dy ndeshje të mbetura, Atalanta është e dyta me 75 pikë, në të njëjtën niveli me AC Milan, me Napolin me 73 pikë dhe Juventusin me 72.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme