Bradley beal në sfidë për titullin shënues…

Bradley Beal duhej të qëndronte jashtë ndeshjes të së Shtunës me resultatin 133-132 ndaj Pacers pas një tendosje të majtë të kofshës.

Beal do të rishikohet më tej të Dielën.

Beal, i cili u largua në fillim të çerekut të tretë me një kyç të këmbës para se të kthehej, e përfundoi ndeshjen me 50 pikë në gjuajtje 19 për 31 në 39 minuta.

Trajneri i Wizards Scott Brooks pas ndeshjes tha:

“Në të vërtetë, ai ndrydhi kyçin e këmbës dhe ne nuk donim ti ushtronim presion. Ai donte që të qëndronte, por djemtë tanë i thanë që të mos sforcohej. Shpresojmë, të mos jetë shumë serioze situata.”

Beal, i cili po lufton me Stephen Curry për titullin shënues, është mesatarisht 31.1 pikë, 4.7 kërcime dhe 4.5 asistime këtë sezon.

Ai ka shënuar të paktën 25 pikë në 71 nga 82 ndeshjet e tij të fundit dhe ka tetë ndeshje këtë sezon me 40 ose më shumë pikë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme