FutbollKryesore

Bayern ‘nuk është i papërballueshëm’…komenton nga fronti i humbësve Toko Ekambi i Lyon-it

Pavarësisht një humbjeje të thellë me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës gjermane në gjysmëfinalen  në Lisbonë të Mërkurën (19 Gusht), sulmuesi i Lyon,Karl Toko Ekambi tha se Bayern Munich nuk ishte aspak “i pamposhtur” në Champions League .

Komenti i kamerunasit Ekambi, në nënvete përmbante shumë tonalite që shprehnin  qartë edhe ndjesinë e fajit, për humbjen e dy mundësive shumë të mira pak para se kundërshtari Serge Gnabry të shënonte golin e hapjes.

“Ne mund të kishim bërë më mirë, mund të kishim shënuar gola – unë isha i pari”, tha Toko Ekambi për RMC Sport.

“Nuk ishim në natën më të mirë, humbëm  disa shanse dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ne u përballëm  dhe me një portier të shkëlqyer.”

“Unë nuk mendoj se ata janë të papërballueshëm,” tha Toko Ekambi. “Ne e dinim që ata ishin një ekip i shkëlqyeshëm  dhe ishim të vetëdijshëm se duhej të luanim jashtë cdo kapaciteti për të fituar këtë lojë, por nuk mundëm ta bënim atë.”

“Sonte ne nuk bëmë gjërat që na duheshin për të fituar ndeshjen” – përfundoi Toto

Bayern, i cili do të përballet me Paris Saint-Germain në finale, ka fituar 20 ndeshjet e fundit dhe ka qënë i pamposhtur në 29 ndeshje, një seri që ka filluar Dhjetorin e kaluar.

Trajneri i Lyonit, Rudi Garcia pranoi se mungesa e kontaktit midis sulmuesëve të ekipit të tij ishte rrëzimi i tyre, duke i dhënë fund raundeve suprizuese me Juventusin dhe Manchester City

“Edhe nëse ne mund të jemi krenarë për garën dhe ndeshjen tonë të sotme, ajo është përgjithësisht një  zhgënjim”, tha Garcia.

“Ne me të vërtetë do të  donim të ishim në finale, besuam në të dhe mendoj se kishim të drejtë deri në një moment. Një epërsi 1-0 do të kishte qenë më ngushëlluese.Mendoj se ata janë të lumtur pasi ne e rrahëm veten, edhe pse ata ishin favoritë tepër  të fortë “.

Garcia vuri në dukje edhe mundësitë e humbura nga Memphis Depay dhe Toko Ekambi që mund të kishin ndryshuar në mënyrë drastike lojën.

“Neve na mungoi suksesi që  në fillimin e lojës, dy mundësitë favorite ishin në anën tonë ,por u avulluan nga gjeniu ynë Gnabry ” shtoi ai.

“Kishte një ndjenjë të padrejtësisë vetjake që na rëndonte mbi shpinë, ne pranuam një gol të dytë dhe në  vijën 2-0 do të ishte shumë e vështirë “.

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.