Barcelona riskon të humbasi Dhe La liGën…

Barcelona e luajti ndeshjen me rezultatin 2-0 në pjesën e parë dhe panë që shpresat e tyre në La Liga po merrnin një pengesë të madhe ndërkohe ndeshja mbaroj në barazim me Levante.

Lionel Messi e çoi skuadrën e vetë në avantazh me një top të ulët të kontrolluar mirë në minutën e 25′.

Ylli 33 vjeçarë shënoj golin e dytë kur Pedri shndërroi në krosimin e Ousmane Dembele duke ndjekur topin e Messit.

Por Gonzalo Melero arriti të shënonte me kokë në minutën e 57′.

Dy minuta me vonë Jose Luis Morales shënoj me kokë për ti dhuruar skuadrës së tij barazimin 2-2.

Barcelona e rimori epërsinë me një goditje të fuqishme të Dembele në minutën e 64′.

Por do ishte Sergio Leon ai që të shënonte barazimin si dhe golin e fundit të asajt nate për Levante.

Barca kalon në vendin e dytë, mbi Real Madrid, por do të kishte shkuar në krye nese do kishte fituar.

Atletico ka tre ndeshje të mbetura dhe do të bëhet kampione Spanjolle për herë të parë që nga viti 2013-14 nëse i fiton të gjitha ndeshjet.

Mesfushori i Barcës, Sergio Busquets pranoi që shanset e skuadrës së tij për të fituar La Liga për herë të 27-të, tani ishin të pakta.

Ka shumë pak mundësi që ne të fitojmë kampionatin tani,” tha ai.

“Ne nuk ishim në gjendje ta fitonim ndeshjen, ne filluam mirë, morëm avantazhin dhe golin e dytë, por nuk mundëm të merrnim fitoren. Siç ka ndodhur shumë herë, gabimet na kanë kushtuar.”

“Pika për ne do të thotë shumë pak. Ne nuk ishim preciz me pasimet tonë dhe ata shfrytëzuan plotësisht.”

“Ishte faji ynë dhe ne e marrim përgjegjësin, pasi ne lejojmë që skuadrat të shënojnë shumë lehtë kundër nesh“.

Barcelona dukej plotësisht e kontrolluar pasi shënoi dy herë në hapsirën e 34 minutave, kundër një skuadre të Levante që i duhej një pikë për të qenë i sigurt për të shmangur rënien.

Sergi Roberto hyri në një pozicion të panjohur mbrojtës qendror, skuadra e Ronald Koeman filloi të dukej e brishtë dhe pësoi dy gola në një hapsirë kohe prej tre minutash.

Goli i Dembele, erdhi pas një kontrolli të gjyqtarit, që vendosi Antoine Griezmann nuk kishte bërë faull ndaj Jorge Miramon të Levante duke rivendosur epërsinë e miqve.

Por Leon kaloi përpara Gerard Pique për të shënuar në një gol të tretë dramatik.

“Në pjesën e dytë na mungonte intensiteti dhe nuk e di se çfarë bëra keq pasi ne ishim superiorë në pjesën e parë,” tha Koeman.

“Ata na befasuan duke shënuar tre gola dhe unë nuk kam asnjë shpjegim, nuk e di pse ndodhi.”

Barcelona fitoi Copa del Rey muajin e kaluar, por doli nga Champions League në fazën e 16-të të fundit dhe mund të humbasë titullin Spanjoll për një sezon të dytë radhazi.

Atletico do të kalojë katër pikë më shumë nëse ata e fitojnë ndeshjen e tyre të mërkurën në shtëpi kundër Real Sociedad të vendit të pestë, përpara se Real Madrid të luajë në Granada të Enjten.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme