FutbollKryesore

Barcelona në strukturim drastik. Messi në pozicion të qëndrueshëm …

Me emërimin e trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman,do të ketë një ristrukturim total të skuadrës, duke sistemuar të gjitha dobësitë që flluskuan në sipërfaqe pas humbjes 8-2 në përballje me Bayern Munich.

Koeman,ditën e djeshme u konfirmua si menaxher i klubit deri në vitin 2022. Gjithashtu në krahë të tij do të jetë dhe sekretari i ri teknik, Ramon Planes.

Në një intervistë në një prej kanaleve zyrtare të klubit, Bortomeu u shpreh se fatkeqësisht me prurjet e reja në kryesi do të na duhet t’iu themi lamtumirën disa prej lojtarëve .Priten tranzicione drastike në skuadër.

Ai  theksoi  që lamtumira e lojtarëve nuk ishte gjithëpërfshirëse,por iu referua shtatë lojtarëve që nuk ishin në shitje si  kapitenit Lionel Messi-33 vjeç, portierit Marc-Andre ter Stegen-28 vjeç, mbrojtësve Clement Lenglet-25 vjeç dhe Nelson Semedo-26 vjeç, anësori francez Ousmane Dembele -23 vjeç, Antoine Griezmann -29 vjeç dhe Frenkie de Jong-23 vjeç.

Gerard Pique-33 vjeç  dhe 32-vjeçari Sergio Busquets, të cilët kanë qenë me klubin që nga viti 2008, janë lojtarët më të vjetër pas Messit. Ata nuk u përmendën në listën e Bartomeu, që do të thotë se pas 12 vjetësh plot trofe, ata mund të marrin dalje.

Jordi Alba, 31 vjeç, Ivan Rakitic, 32 vjeç dhe Luis Suarez, 33 – anëtarët kryesorë të ekipit që fituan trefish në 2015 dhe titujt e La Liga në 2016, 2018 dhe vitin 2019 – gjithashtu nuk u emëruan në listë.

“Këta janë lojtarë që kanë dhënë më të mirën nga vetja dhe kanë qënë pjesë e viteve goxha të mira të klubit,” shtoi Bartomeu. “Disa vendime tashmë janë marrë, lojtarëve nuk do t’iu merret një mendim apo t’iu lihet hapësirë për diskutim, pasi do të jenë trajneri dhe sekretari teknik që do ta marrin vendimin së bashku  ”

Barça do të përballet me një sfidë në shitjen e disa lojtarëve, pasi ata kanë kostot më të larta të pagave në futbollin botëror në një kohë kur klubet po përballen me vështirësi serioze financiare, si rezultat i pandemisë Covid-19. Të ardhurat kanë pësuar rënie të ndjeshme pas anulimeve të shumta si në ndjeshje por edhe në shitjet e biletave .

Ndërkohë  që lojtarët si Alba, Busquets dhe Suarez  kanë shprehur  dëshirën e tyre  për të qëndruar, bindja e Messi-t – kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm – do të jetë një nga pikat me rëndësi më të lartë në listën e detyrave të Koeman.

57-vjeçari, i cili ka qenë në krye të skuadrës së Holandës që nga viti 2018, gjithashtu do të duhet të gjejë një mënyrë për të marrë sa më shumë nga bashkatdhetari i tij De Jong. Mesfushori luajti te Ajax në mesin e një formacioni 4-3-3, edhe pse shpesh jashtë pozicionit.

Në konferencën e tij të parë për shtyp dje, Koeman u zotua të mbetet i vërtetë me stilin e klubit të bazuar në “posedim”.

“Unë jam holandez dhe si holandez do të doja të kisha topin dhe të luaja mirë. Kam përvojë dhe jam i gatshëm në postin e trajnerit të Barcelonës”, tha ai. “Ne duhet të kërkojmë sa më shumë punë dhe ti  shijojmë  frytet e saj.Ajo që u them lojtarëve është se si fillim ata  duhet të shijojnë futbollin në maksimum”.

“Sot është një ditë për të qenë shumë i lumtur dhe krenar, dhe të gjithë e dinë se Barcelona është si një shtëpi  për mua”- e mbylli deklaratën Koeman, ëndërra e të cilit është bërë realitet dhe do të punojë në një mënyrë ekstremisht shembullore .

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.