FutbollKryesore

Barcelona në “fiasko”..?! Portieri Ter Stegen pëson dëmtime të rënda shëndetësore.

Portieri i Barcelonës Ter Stegen, përveç se kaloi një nga netët më të këqija të karrierës së tij,në humbjen e ndeshjes kundër Bayern Mynih me rezultatin 8-2, pësoi dhe dëmtim fizik, që e detyroi atë ti nënshtrohej një operacioni në gjurin e djathtë.

Për të parandaluar pasojat në të ardhmen, atij  i duhet të kryejë ndërhyrje kirurgjikale në tendinin e djathtë patellar dhe shërimi do i marrë dy muaj e gjysëm kohë.

Kjo disfatë shëndetësore do t’i kushtoj atij humbjen e fillimit të sezonit të La Ligës

Do të jetë portieri Brazilian Neto (31 vjeç) i përzgjedhuri zëvendësues me të cilin Barça do të fillojë sezonin më 12 Shtator.

Neto, pasi erdhi nga Valencia luajti pesë herë në të gjitha ndeshjet e sezonit të kaluar dhe  deri në momentin e rikthimit të gjermanit Ter Stegen,ai do të përballet me konkurrencën e 21-vjeçarit Inaki Pena .

Inaki Pena është portieri rezervë, i cili ende nuk ka bërë debutimin e parë për skuadrën e tij

Një lëvizje tjetër, do të jetë emërimi i Ronald Koeman, në pozicionin e trajnerit, kjo pas shkarkimit të Quique Setien.

Me gjithë këto lëvizje të brendshme ,Barça synon të rimarrë titullin spanjoll.

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.