Barcelona humbë mundësin për të kryesuar la ligën

Barcelona humbi shansin për të shkuar në krye të La Liga pasi pësoi një humbje të papritur në shtëpi nga Granada.

Lionel Messi i dha epërsinë skuadrës së tij kur u kombinua me Antoine Griezmann para të godiste topin për të shënuar në minutën e 23′.

Barcelona humbi disa mundësi për të shtuar avantazhin e tyre para se Darwin Machis të shënonte barazimin në pjesën e dytë.

Zëvendësuesi Jorge Molina shënoj goline fitores në minutën e 79′.

Fitorja do ta vinte Barcelonën një pikë përpara në krye të tabelës me pesë ndeshje për të bërë.

Por momentalisht ata qëndrojnë të tretët, dy pikë prapa liderit Atletico Madrid dhe në një nivel pikësh me Real Madrid.

Barcelona dhe Atletico Madrid takohen në atë që duket se do të jetë një betejë e ashpër për titull të Shtunën, 8 maj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme