Aymeric Laporte Ndryshon kombësi pasi ia kërkoi Fifa?!

Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte ndryshuar kombësi nga Franca në Spanjë.

26-vjeçari u dha nënshtetësinë spanjolle në fillim të javës dhe tani mund të luajë për vendin në Euro 2020 këtë verë.

Laporte ka luajtur për ekipet e të rinjve të Francës por nuk ka bërë paraqitje për ekipin e të rriturve të vendit.

Një deklaratë e Fifa-s tha se ai mund të luante për Spanjën me “efekt të menjëhershëm”.

Laporte, i cili ka lindur në Francë, u bashkua me Cityn për një shumë të majme 57 milion £ në janar të 2018 nga skuadra spanjolle Athletic Bilbao.

Vitin e kaluar, kongresi vjetor i Fifa miratoi një rregull të ri që do të thoshte se lojtarët mund të ndërronin vendet nëse nuk kishin luajtur më shumë se tre ndeshje për një vend para moshës 21 vjeç dhe nuk ishin paraqitur në një Kupë Bote ose turne kontinental.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme