AtEtico madRid në krye të la LigËs…

Atletico Madrid u kthye në krye të La Liga, me vetëm një pikë, pasi bëri një barazim kundër Real Betis.

Kampionët e Real Madrid dolën në krye të Shtunën pasi mundën Barcelonën e vendit të tretë në rezultatin 2-1.

Yannick Carrasco i dha avantazh lojës për Atletico kur ai kapi një top të lirshëm dhe shënoj në minutat e para të ndeshjes.

Cristian Tello barazoi 15 minuta më vonë me një top të lehtë.

Portieri Real Betis Claudio Bravo bëri dy pritje fantastike duke i humbur shansin e Angel Correa për ti dhënë 3 pikshin Atletico-s.

Atletico i Diego Simeone, të cilët ishin 10 pikë larg në fund të janarit, kanë fituar vetëm tre nga 11 ndeshjet e tyre të kaluara në të gjitha garat.

Joao Felix u largua në pjesën e parë duke vështirsuar kështu situatën, bashkë me shokët e tij sulmues Luis Suarez dhe Moussa Dembele tashmë të larguar.

Kështu kjo ndeshje ngeli në barazim, gjithsesi Atletico Madrird kryeson.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme