Anthony Joshua shpreh vlerësime për kundështarin e tij…

Anthony Joshua është ‘100 përqind’ i bindur se përballja e tij e shumë pritur kundër kolegut britanik Tyson Fur, në një periudhë që do të shihte të katër titujt kryesorë të peshave të rënda në linjë,do të ndodhë këtë vit.

Kampioni i IBF dhe WBO, dhe Fury, i cili mban kurorën e WBC, tashmë kanë rënë dakord, por vendndodhjet dhe datat janë ende duke u punuar ndërsa palët kalojnë në detajet më të hollësishme.

Fury tha në fillim të kësaj jave ka oferta të tjera për të shqyrtuar, por Joshua zbuloi se ai tashmë ka bërë gati letrat për konkursin dhe po pret një përgjigje nga rivali i tij.

Duke folur në ‘Jonathan Ross Show’, Joshua tha:

“Unë kam nënshkruar anën time të marrëveshjes. Ne i kemi dërguar (Tyson) një ofertë të mirë, jam i sigurt që ai nuk do ta refuzojë.”

“Ai e dëshiron luftën, dhe skam asnjë dyshim për këtë. Kështu e dua unë dhe më shumë se unë dhe ai, i gjithë publiku. Nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit do të kemi ndeshje.

“Ku? Kjo është ajo që shkakton vonesën, për shkak të kësaj pandemie. Ne duam që njerëzit të vijnë në vendin e ngjarjes. Për mua, Wembley do të ishte ideale.”

Joshua, i cili beson se i ka mbetur pesë deri në gjashtë vjet në këtë karrierë profesionale që deri më tani ka dhënë 24 fitore dhe një humbje të vetme në 25 luftime, vlerësoi Fury-n e pamposhtur për shprehjen e tij mbi shëndetin mendorë në vitet e fundit.

Fury (30-0-1, 21KOs) ka qenë i hapur në lidhje me luftën e tij me depresionin, gjë që ai thotë se e çoi atë në prag të vetëvrasjes gjatë një pauze dy vjet e gjysmë nga sporti pasi mundi Klitschko në nëntor 2015 .

Ai bëri një rikthim dhe në shkurt të vitit të kaluar u bë një kampion bote përsëri kur fitoi me Deontay Wilder në raundin e shtatë të ndeshjes së tyre në Las Vegas.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme