Andrea pirlo do largohet nga juven?!

Juventus do të vazhdoj trajnimin me Andrea Pirlo për pjesën e mbetur të sezonit, duke pasur shumë mundësi të humbasë në kualifikimin e Champions League.

Humbja e së dielës 3-0 në shtëpi kundër AC Milan e lë Juven të pestin në Serie A me tre ndeshje të mbetura.

Pirlo ishte një zgjedhje surprizë për të zëvendësuar Maurizio Sarri verën e kaluar dhe nën drejtimin e tij Juve nuk e ka fituar titullin për herë të parë që nga 2012.

Pas humbjes së Milanit, 41 vjeçari Pirlo, tha se nuk do të hiqte dorë.

Sidoqoftë ka pasur spekulime se ish-mesfushori i Italisë mund të arrij të siguroj një vend në katërshen e parë.

Kuptohet që kjo është e vështirë të ndodhë dhe Pirlo do të mbetet në pozicionin e tij për udhëtimin e së mërkurës në Sassuolo dhe ndeshjet e tjera kundër kampionëve të rinj Inter Milan dhe Bologna.

Juventusi është një pikë larg Napolit të vendit të katërt, me Atalanta dhe AC Milan që qëndrojn dy pikë më lart.

Skuadra e Pirlo u eliminua nga Champions League në fazën e 16-të të fundit nga Porto.

Gjithsesi ekziston shansi të fitojë një trofe kur ata përballen me Atalanta në finalen e Coppa Italia më vonë këtë muaj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme