Agjenti i Ibrahima Konate lë të kuptohet për transferime të mëdha që do ndodhin këtë verë…

Agjenti famëkeq Jonathan Barnett beson se do të ketë të paktën disa marrëveshje të mëdha transferimi këtë verë .

Barnett përfaqëson shumë yje si Gareth Bale, Mason Mount, Jack Grealish dhe Ben Chilwell.

 Dhe Konate i RB Leipzig është një nga yjet e ardhshëm më premtues pas shfaqjeve mbresëlënëse të qendërmbrojtësit francez në Bundesliga.

 Raportet e fundit tregojnë që Liverpool mund të aktivizojë klauzolën e lirimit të Konate prej 34 milion £ në verë.

 Dhe në një intervistë për median la të kuptohet se mund të ketë një numër transferimesh në kartat për klientët e tij.

 Kur u pyet se cfarë na pret ne verë , ai u përgjigj:

 “Unë jam duke pritur tre ose katër marrëveshje shumë të mëdha të miat që do të thyejnë shumë rekorde. Kemi disa lojtarë shumë të mirë.”

Mesfushori tetëmbëdhjetë vjeçar Camavinga ka tërhequr vëmendjen e një numri klubesh elitare pas shfaqjeve të tij të shkëlqyera për Rennes gjatë sezoneve të fundit.

 Dhe Barnett tha: “Camavinga mund të luajë vitin e ardhshëm në Premier League. Ai është aq i mirë. Jeta e tij ka qenë e vështirë nëse e dini se çfarë ka kaluar si refugjat. Por karakteri i tij është jashtëzakonisht i fortë.” 

“Ai është një 18-vjeçarë që di të luaj bukur dhe mendoj se do bëhet një super yll ”- shtoi ai.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme