Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola pranon se Haaland ka dal nga parashikimet e tij. Cfarë shifre është vendosur nga Dortumund për yllin 20-vjeçarë?

Super agjenti Mino Raiola ka pranuar se ai ishte  ‘mbase shumë i kujdesshëm‘ në transferimin e Erling Haaland në Borussia Dortmund vitin e kaluar.

Gara për të blerë Haaland do bëhet në verë,ku Real Madrid, Chelsea dhe të dy  Klubet e Manchesterit  presin të garojnë ashpër për marrjen e tij.

Haaland, i cili ka shënuar 33 gola në 31 paraqitje këtë sezon, ka vazhduar ngritjen e tij fuqishëm me Dortmund në Bundesliga.

Para se të bashkoheshin me Dortmund në Janar 2020, Haaland dhe agjenti Raiola hodhën poshtë mundësinë për tu ribashkuar me ish-shefin e tij të Molde Ole Gunner Solskjaer në Old Trafford.

Raiola pranoi se ai ishte ‘mbase shumë i kujdesshëm’ në shitjen e klientit të tij te Dortmund kur zhvillimi i tij ishte kaq i shpejtë.

 Duke folur për median, Raiola tha: 

Me Haaland, të gjithë gabuan.  Ai i bëri gjërat shumë më shpejt sesa të gjithë i imagjinonim.”

“Ky djalë – jam 100 përqind i bindur se ai mund të transferohet në çdo klub, kudo që dëshiron, në këtë nivel që është.”

Raportet në fillim të kësaj jave thanë se Dortmund kishte vendosur një çmim prej 154 milion £ për klubet nëse duan Haaland këtë verë ndërsa ata kërkojnë të shmangin përpjekjet për të nënshkruar sulmuesin e tyre.

 Manchester City është gjithashtu i dëshpëruar për të blerë Haaland dhe thuhet se e ka bërë atë objektivin e tij numer 1 për të zëvendësuar Sergio Aguero, i cili do të largohet nga klubi në verë.

 Haaland aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me Norvegjinë dhe deri më tani ka fituar të dy ndeshjet e tyre kualifikuese të Kupës Botërore kundër Gjibraltarit dhe Turqisë. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme