Ac Milan pranë nënshkrimit të qëndërmbrojtësit të Chelsea…

AC Milan është afër nënshkrimit të një marrëveshje të përhershme me qendërmbrojtësin e Chelsea, Fikayo Tomori.

23-vjeçari u bashkua me Milanin si huazim në janar me një klauzolë që bëntë të mundur që lëvizja e tij të bëhej e përhershme në fund të sezonit.

Mbrojtësi i Anglisë ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar një gol në Serie A.

Para se të transferohej në Itali ai kishte bërë vetëm katër paraqitje gjatë gjysmës së parë të sezonit në Chelsea.

Vetëm dy startimet e tij erdhën në Kupën Carabao, me një paraqitje zëvendësuese në Premier League dhe një në FA Cup.

Tomori nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare me Chelsea në dhjetor 2019, menjëherë pas debutimit të tij në Angli kundër Kosovës.

Ai kishte ndryshuar besnikërinë e tij ndërkombëtare pasi përfaqësoi Kanadanë e tij të lindjes në nivelin nën-20.

Tomori shihet nga hierarkia e Milanit si një lojtar që mund të ndihmojë në prodhimin e “futbollit progresiv” që skuadra po përpiqet të luajë.

Ai gjithashtu respektohet për mendësinë e tij të fortë jashtë fushës, si përshembull komentet mbi abuzimin racist në internet dhe çfarë duhet bërë për të mbrojtur lojtarët.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme