A ishte kjo deklarata e largimit nga Harry Kane?!

Sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane thotë se ai shpreson të ketë “një bisedë të mirë dhe të sinqertë” për të ardhmen e tij me kryetarin e ekipit Daniel Levy.

Raportet këtë javë pretendojnë se kapiteni i Anglisë, 27 vjeçari Kane do lëri klubin.

Duke folur në media, Kane tha se nuk do të donte ta përfundonte karrierën e tij me “keqkuptime“.

Padyshim që duhet të bëhet një bisedë me klubin,” tha Kane.

“Është një moment në karrierën time ku duhet të reflektoj dhe të shoh ku jam dhe të bëj një bisedë të sinqertë me kryetarin.”

Kane, i cili nënshkroi një marrëveshje gjashtë-vjeçare me klubin që zgjat deri në 2024, ska fituar asnjë trofe pasi Tottenhami humbi finalen e Kupës Carabao të Prillit kundër Manchester City.

Ai shtoi: “Unë jam i sigurt që Levy do përcaktojë planin e tij, por në fund të fundit do të varet nga unë dhe çfarë do të jetë më e mira për mua dhe karrierën time në këtë moment në kohë.”

” Unë kam thënë më parë, kurrë nuk do të thoja që do të qëndroja në Tottenham për pjesën tjetër të karrierës sime dhe kurrë nuk do të thoja se do të largohesha nga Tottenham “.

Aktualisht nën menaxhimin e përkohshëm të Ryan Mason pas shkarkimit të Jose Mourinhos, Tottenhami duhet të mundë Leicester City dhe të shpresojë që West Ham të humbasë nga Southampton të Dielën nëse do të kualifikohet në Europa League.

Tottenhami gjithashtu humbi finalen e Champions League 2019 dhe nuk kanë fituar një trofe nga Kupa e Ligës që në 2008.

Kane vazhdoi: “Unë jam në atë fazë ku njerëzit mund ta shikojnë si,” ai është i dëshpëruar për trofe, ai ka nevojë për trofe “.

“Ndjej se mund të jem edhe më i mirë sesa kam qenë. Nuk kam frikë të them se dua të jem më i miri. Dua të arrij në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.”

Këtë sezon unë jam duke parë Champions League, duke parë ekipet angleze atje duke bërë ndeshje mahnitëse. Ato janë lojërat me të cilët dua të jemë.”

Ish-kapiteni i Anglisë Alan Shearer tha se ai mendoi se ndeshja e së Mërkurës ishte ndeshja e fundit e Kane në shtëpi për Tottenhamin, duke shtuar “dhe nuk mendoj se dikush ose ndonjë tifoz i Tottenham do ta mbante atë pa dëshirën e tij”.

“Ai ka dhënë absolutisht gjithçka për klubin. Ai ka qenë madhështor.”

“Ka disa ekipe të mëdhaja pas tij. Manchester City, Manchester United apo Chelsea do të ketë nevojë për dikë si ai në ekip.”

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme