A do të largohen Sergio Aguero dhe Fernandinho këtë verë nga Manchester City?!!

Sipas shokëve të ekipit thuhet se Fernandinho dhe Sergio Aguero do të largohen nga Manchester City këtë verë.

Të dy lojtarëve u mbaron kontrata këtë verë ku dhe shumë pak muaj u kanë ngelur.

Skuadra e City-t beson se Aguero dhe Fernandinho, dy shtyllat e titullit të tyre, palët fituese në vitet e fundit, do të lënë Man City.

 Fernandinho, i cili mbush 36 vjeç në maj thuhet se ka disa oferta në tryezë nëse ai largohet nga City. 

Aguero pavarsisht se gjatë këtij sezoni ka vuajtur shumë nga dëmtimet në muskuj , ai gjithashtu mendohet të jetë një njeri i kërkuar. 

Një kthim I mundshëm në Atletico Paranaense mendohet për Fernandinho,si një mundësi për vitet e tij të mëvonshme në fushë.

Edhe pse Fernandinho nuk është parë shpesh në në fushë, ai është lojtari i 17-të më i përdorur i Cityt këtë sezon, por si kapiten, jashtë fushës ndikimi i tij ka qenë i madh.

City është mbështetur tek ai si kurrë më parë dhe nuk do të ishte befasi t’i shihje të luftonin për ta mbajtur atë.

 ‘Unë kam qenë i përqendruar në Man City,‘ tha Fernandinho për median muajin e kaluar. 

Unë e di se sa shokët e mi kanë nevojë për mua.Tashmëkisha një ofertë, të mos isha pjesë e stafit të Pep, por të isha punonjës i klubit.”-pohon ai.

 Për Agueron, klube të tilla si Barcelona dhe Inter Milan vazhdojnë të monitorojnë situatën e tij.

Aguero, golashënuesi më i mirë në historinë e Cityt dhe njeriu i të cilit solli triumfin e parë të klubit në Premier League në 2012, është i irrituar pasi ende nuk e di cfarë do bëhet me të ardhmen e tij. 

Argjentinasi ka pasur arritje të jashtëzakonshme në dekadën e kaluar, duke shënuar 254 gola që nga transferimi i tij 35 milion £ nga Atletico Madrid.

 MenaxheriPep Guardiola më parë tha se ai nuk do të merret për momentin me kontrat e reja për Aguero ose Fernandinho pasi ai nuk dëshiron të ‘shpërqëndrohet’nga qëllimi për të fituar trofeun e katërt.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme