A do luaj Kylian mbappe sonte kundër Manchester City?!

Paris St-Germain ka një shqetësim të madh nëse Kylian Mbappe do të jetë i aftë të përballet me sonte me Manchester City në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League.

Sulmuesi, 22 vjeç, humbi fitoren e së Shtunës ndaj Lens me një dëmtim të muskulit.

Bosi Mauricio Pochettino thotë se shënuesi i tij më i mirë do të monitorohet në stërvitje para se të merret një vendim nësë është në gjendjen e duhur për tu rikthyer në fushë.

Ne kemi nevojë për të vlerësuar Kylian,” tha Argjentinasi, skuadra e të cilit ndjek 2-1 nga ndeshja e kaluar.

“Ai do të fillojë një seancë stërvitore individuale dhe të shohë nëse është mirë për tu rikthyer me ekipin.

Ndërkombëtar i Francës, Mbappe ka shënuar 37 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë tetë në 10 ndeshje të Champions League.

PSG po kërkon të arrijë në finalen e Champions League për vitin e dytë radhazi, pasi humbi ndaj Bayern Munchen në Lisbonë sezonin e kaluar.

Për ta bërë këtë, Pochettino po kërkon që skuadra e tij të jetë më mirë sesa ishin në ndeshjen e parë në Paris.

Ne do të përpiqemi t’u japim besim lojtarëve,” shtoi ai.

“Ne jemi duke u përpjekur të ruajmë më shumë ekuilibrin. Ne duhet të jemi të gatshëm për të vuajtur në disa momente të lojës. Ne duhet të jemi më agresivë.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme