Andy Ruiz Jr shpjegon se si Anthony Joshua mund të mundë Tyson Fury

Andy Ruiz Jr beson se Anthony Joshua mund të marr mësime të vlefshme nga lufta e tyre Madison Square Garden në 2019 përpara ndeshjes së tij të shumë pritur me rivalin e peshave të rënda Tyson Fury këtë verë.

Ish kampioni botëror në pesha të rënda Andy Ruiz Jr ka përshkruar se si Anthony Joshua mund të përfitojë nga “stili i çuditshëm” i Tyson Fury për të mposhtur kolegun e tij.

Joshua dhe Fury do të takohen në ring ne kampionatin e të peshave të rënda këtë verë pas nënshkrimit të kontratave për super luftën 200 milion £.

Ruiz Jr. ishte njeriu që i shkaktoi humbjen e vetme 31-vjeçarit, duke e zhytur në një fazë të errët pas nokautuar AJ në verën e 2019.

Luftëtari amerikan beson se Joshua mund të marrë mësime të vlefshme nga lufta e tyre Madison Square Garden për të fituar kundër Mbretit cigan.

Fury ka një stil vërtet të çuditshëm”, tha Ruiz Jr për median

“Ndjej nëse Joshua nuk bokson, siç bëri ai me mua, dhe shkon përpara, hedh kombinimet e tij, unë mendoj se Anthony do të arrij fitoren.”

Joshua u hakmorr për humbjen e tij nga Ruiz Jr me një fitore të TKO në Arabinë Saudite më vonë në 2019, dhe ky i fundit është vendosur të kthehet në aksion kundër ish pretendentit të titullit Chris Arreola muajin tjetër.

Ndërsa Ruiz Jr. është optimist për luftën e ish rivalit të tij të vjetër kundër Fury, trajneri legjendar Teddy Atlas ka paralajmëruar se Joshua mund ti errësohen sytë nga kjo super luftë.

“Pas humbjes me Ruiz Jr, Joshua kaloj një periudhë të errët por tani ai ndihet përsëri me shpresë për të ndricuar.”

“Unë mendoj se mund të ketë përsëri një ndërprerje për të nëse rezultati nuk është ai që pritet. Pasi kjo lidhet direkt me besimin, forcën mendore dhe qëndrueshmërinë e tij.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme