Formula 1: Nico Hulkenberg bashkohet me Aston Martin si rezervë pËr 2021

Nico Hulkenberg është bashkuar me Aston Martin si rezervë gjatë garave që do të mbahen në 2021.

Gjermani garoj për ekipin tre herë vitin e kaluar, kur shoferët Sergio Perez dhe Lance Stroll u infektuan me Covid-19.

Ekipi e di që mund të mbështetet tek unë për të ndërhyrë dhe për të bërë një punë të shkëlqyeshme,” tha ai.

Dhe unë jam plotësisht i përgatitur për këtë sfidë.”

Katër herë kampioni Sebastian Vettel i është bashkuar Stroll në Aston Martin për 2021 dhe Hulkenberg tha se shpresonte që të dy “të shijonin sezone të suksesshëm këtë vit”.

Roli i Hulkenberg do të përfshijë rolin si simulator që ndihmon në zhvillimin e makinës.

Vitin e kaluar, Hulkenberg u njoftua për zvendësime në dy raste, për Perez pak përpara praktikës së parë të së Premtes në Grand Prix Britanik, dhe në Eifel Grand Prix vetëm në kohë për praktikën e së Shtunës, kur Stroll u sëmur.

“Vitin e kaluar, nuk kisha aq shumë kohë për t’u përgatitur para se të futesha në makinë!” – Tha Hulkenberg.

Unë jam vërtet i kënaqur që edhe një herë punoj me këtë ekip, me të cilin kam bashkpunuar shumë herë gjatë karrierës sime.

Drejtori i ekipit Otmar Szafnauer tha:

Në këto kohë të vështira, kërkesa për një shofer rezervë të aftë dhe me përvojë është e nevojshme.”

Nico vërtetoj vitin e kaluar se ai mund të futej në timon dhe të performonte shkëlqyeshëm në një moment të papritur, tani me hapësirë ​​për përgatitje dhe integrim, ne e dimë se mund të mbështetemi te Nico për të bërë një punë të shkëlqyeshme.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme