ZbuloHet e ardhmja e stRakoshës…

Thomas Strakosha po kalon një sezon të vështirë te Lacio, teksa tashmë nuk është më një titullar, pasi në vendin e tij, trajneri Inzagi preferon Pepe Reinën.

Ky i fundit ka marrë vendin e titullarit te Lacio-s këtë sezon, me trajnerin që e ka zgjedhur para Strakoshës.

Në këtë situatë, “La Gazzetta dello Sport” raporton se portieri shqiptar do të largohet në fund të sezonit.

26-vjeçari nuk është aspak i lumtur me atë që po i ndodh, ku ndeshjet po i shikon nga stoli, ndonëse statistikat e tij janë më të mira se Reina në krahasim me këtë sezon dhe atë të kaluarin.

Për këtë arsye, Strakosha ka vendosur të largohet, ku nga sezoni tjetër pritet ta shikojmë në një skuadër tjetër, ku interesimet nuk mungojnë.

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Strakoshës.

Tare e ka gati emrin e parë në listë për portën, dhe bëhet fjalë për portierin e Beneventos, Lorenco Montipo, i cili pëlqehet shumë.9

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme