Thashethemet e transferimit: Haaland, Salah, Aguero, Mbappe, Odegaard, Kane..

Liverpool po përballet me dyshime për sulmuesin egjiptian Mohamed Salah pasi janë gjithnjë e më të bindur se 28-vjeçari po e shikon të ardhmen e tij diku tjetër.

Manchester United dhe Chelsea janë të dy të interesuara për anësorin spanjoll të Real Madridit,
Lucas Vazquez, 29 vjeç.

Chelsea po shikon si mundësi sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, 32-vjec , pasi ai largohet nga Manchester City këtë verë, nëse ata nuk fitojnë garën për të blerë sulmuesin e Norvegjisë Erling Haaland, 20 vjeç, nga Borussia Dortmund.

Real Madrid është gati të shesë mesfushorin Martin Odegaard në mënyrë që të financojnë për Haaland. Odegaard është aktualisht në huazim te Arsenali dhe Reali dëshiron të sigurojë një marrëveshje të përhershme për 22-vjeçarin.

Barcelona e sheh sulmuesin e Inter dhe Argjentinës Lautaro Martinez, 23 vjeç, si një opsion i mundshëm nëse blerja e Haaland nuk realizohet.

Paris St-Germain mund të konsiderojë lejimin e sulmuesit ndërkombëtar të Francës, Kylian Mbappe, 22 vjeç, të largohet këtë verë.


Sulmuesi nigerian Kelechi Iheanacho, 24 vjeç, pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re në Leicester këtë verë.

Juventus dëshiron të rikthejë sulmuesin e Evertonit në Itali, Moise Kean, i cili është aktualisht i huazuarnë Paris St-Germain. 21-vjeçari u bashkua me Toffees nga Juve në 2019.

Menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho beson se sulmuesi anglez Harry Kane, 27 vjeç, është i lumtur në klub.

Interi dëshiron të mbajë sulmuesin kombëtar belg Romelu Lukaku por një ofertë prej 102 milion £ mund t’i detyrojë ata të shesin 27-vjeçarin.

Leicester City, Crystal Palace, AC Milan dhe Sevilla janë në garë për anësorin e
Marseille dhe Francës, Florian Thauvin, 28 vjeç.

Menaxheri i Southampton, Ralph Hasenhuttl beson se sulmuesi Danny Ings, 28 vjeç, do të qëndrojë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme