Një javë plot triumfe për Manchester City!

Manchester City pas ndeshjes së mbrëmshme ka shance të arrijë titullin e Premier League të Dielën pasi shënoj dy gola në harkun e 83 sekondave ku larguan me kokën ulur Crystal Palace.

City do mund të sigurojë një titull të tretë në katër sezone nëse Manchester United i vendit të dytë humbet në shtëpi nga Liverpool.

Pas një pjesë të parë të dobët në Selhurst Park, Sergio Aguero goditi City duke shënuar gol në minutën e 57′.

Ishte Ferran Torres që pas dy minutash shënoj me një goditje të ulët duke vulosur fitoren.

Kjo i dha fund rezistencës së Palace, i cili qëndron në vendin e 13-të.

Skuadra e Roy Hodgson pati raste në pjesën e parë nga Christian Benteke, i cili goditi një top të fortë me kokë por pa sukses për të shënuar.

Por City vendosu avantazhin e tij kur Aguero përplasi topin në rrjetë, ku ky rezultat u ndoq shpejt nga goli përfundimtar i fitores nga Torres.

“Ne mund të fillojmë të vendosim shampanjën në frigorifer, jo për të hapur akoma, por për të menduar për të,” tha Guardiola, skuadra e të cilit lëvizi 11 pikë larg United.

Premier League është tashmë aty, është në duart tona. Na duhet një fitore më shumë, dy pikë të tjera.”

Sa i përket javës në botën e futbollit, City përjetuar një javë, e cila nuk mund të kishte qenë më perfekte për ta.

Duke filluar që të Dielën ku ata fituan finalen e Kupës Carabao kundër Tottenham.

Duke vazhduar të Mërkurën me fitoren mbresëlënëse në Paris St-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Skuadra e Guardiola përmbylli në mënyrë perfekte një javë të rëndësishme.

Me ndeshjen e dytë që erdhi të martën, Guardiola riorganizoi ekipin e tij duke bërë tetë ndryshime dhe fillimisht ata nuk kishin ritëm e duhur.

Durimi dhe përmirësimi në pjesën e dytë treguan që janë dy pikat kryesore të fitores me PSG dhe Palace.

Sjellja e Guardiola ishte mjaft e qetë pasi siguroi një fitore mbreslënëse.

Duket se ai është përpjekur të pushonte lojtarët kryesorë dhe duke shmangur dukshëm marrjen e ndonjë dëmtimi.

City e kthen vëmendjen e tij në ndeshjen e dytë të gjysmëfinale të Champions League kundër PSG (21:00), përpara se të presë Chelsea në Premier League të Shtunën (18:30).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme